Rusia kundër, por Finlanda me gjasë do t’i bashkohet NATO-s. Po më pas?

20:57 15/04/2022

Ministrja finlandeze për Europën, Tytti Tuppurainen, tha në një intervistë për Sky News këtë të premte se një “shumicë e madhe” e njerëzve në Finlandë e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.

Ajo tha se një vendim nuk është marrë dhe çështja do të diskutohet në parlament, por ka “shumë gjasa” që Finlanda të bashkohet me aleancën.

Tuppurainen tha se veprimet e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë “brutale” dhe lufta është “një thirrje zgjimi” për botën.

E pyetur në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ajo tha se “çdo vend ka të drejtë të bëjë rregullimet e veta të sigurisë”.

“Pra, çfarëdo që Rusia thotë, ne sigurisht që e dëgjojmë, por ne po marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe në kushtet tona, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme”.

Të enjten, Rusia tha se do të detyrohet të marrë masa sigurie nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Zëvendësministri i Jashtëm i Kremlinit Alexander Grushko tha për agjencinë e lajmeve Tass se anëtarësimi në aleancën ushtarake do të çojë në “pasojat më të padëshiruara”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com