
23:43 18/03/2021
Ministria e Jashtme e Rusisë ka kundërshtuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në një postim në mediat sociale ministria ruse shkruan se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem shkel rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Më tej shtohet se Jerusalemi do të bëhet kryeqyteti i dy shteteve të pavarura, Palestinës dhe Izraelit.
“E ashtuquajtura ‘ambasada’ e Kosovës u hap në Jerusalem më 14 Mars duke shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Jerusalemi duhet të bëhet kryeqyteti i dy shteteve të pavarura, Palestinës dhe Izraelit dhe të jetë i hapur për të gjitha fetë monoteiste”, shkruhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme ruse.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Izrael është shoqëruar me polemika, pasi shumë vende e kundërshtojnë këtë vendim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al