Rusia lajmëron takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë

10:18 21/02/2022

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim të “madh” dhe të “jashtëzakonshëm” të Këshillit të Sigurisë. Sipas asaj që shkruan BBC, takimi pritet të zhvillohet këtë të hënë, megjithatë momentalisht nuk ka detaje të tjera.

Sa i takon samitit të propozuar nga Franca, Kremlini tha se nuk ka “plane konkrete”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke folur për gazetarët se ishte ende herët “për të folur për plane specifike për të organizuar çfarëdolloj samiti”.

Samiti për Ukrainën mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin u propozua gjatë një bisede telefonike që Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të dielën me homologun e tij rus.

Biden ra dakord parimisht për të zhvilluar një samit të tillë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.