Rusia: Lavrov është ende i gatshëm të takojë Blinkenin

10:01 22/02/2022

Rusia ka thënë se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është ende i përgatitur për të mbajtur bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar trupa në rajonet e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë.

“Edhe në momentet më të vështira.. ne themi: Ne jemi gati për negociata”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 22 shkurt.

“Pra poziciononi ynë mbetet i njëjtë. Ne jemi të gatshëm për procesin e negociatave”, ka thënë ajo.

Ende nuk ka pasur komente nga pala amerikane për takimin e planifikuar.

Lavrov dhe Blinken ishte planifikuar të takoheshin më 24 shkurt në Gjenevë për të diskutuar krizën në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më parë se takimi do të ndodhë vetëm nëse Rusia nuk e pushton Ukrainën.

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë, Donetsk dhe Luhansk.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar “pakuptim”./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.