Rusia lëshon një tjetër raketë hipersonike

21:22 20/03/2022

Rusia pretendon se ka përdorur një tjetër raketë hipersonike për të goditur bazat e Ukrainës.

Arma e njohur si Kinzhal goditi një depo karburanti pranë portit Mykolaiv në Detin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Kjo është dita e dytë radhazi që Rusia thotë se ka përdorur raketë hipersonike që ka aftësinë të godasë objektivat deri në 1250 milje larg me shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.

Një ditë më parë ushtria ruse njoftoi përdorimin për herë të parë të raketës supersonike në luftën me Ukrainën për të shkatërruar një depo municioni në malet Karpate. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com