Rusia liron 10 të burgosur lufte, mes tyre 5 britanikë

20:26 21/09/2022

Qeveria e Arabisë Saudite ka konfirmuar se Rusia ka liruar 10 të burgosur lufte pas ndërmjetësimit të princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman. Në këtë grup, përfshihen shtetas amerikanë, britanikë, suedezë, kroatë dhe marokenë, të liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Autoritetet përkatëse saudite i morën dhe i transferuan ata nga Rusia në Mbretëri dhe po lehtësojnë procedurat për kthimin e tyre të sigurt në vendet e tyre përkatëse”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme saudite.

Ndërkohë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka konfirmuar se nga ky grup, 5 shtetas britanikë të mbajtur nga forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore janë liruar. Në një deklaratë, ajo tha se do t’i jepte fund “muajve të pasigurisë dhe vuajtjes për ta dhe familjet e tyre”.

Ajo falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Arabinë Saudite për ndihmën për të siguruar lirimin e të arrestuarve.

“Rusia duhet t’i japë fund shfrytëzimit të pamëshirshëm të të burgosurve të luftës dhe të burgosurve civilë për qëllime politike,” shtoi ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *