Rusia marrëveshje me UNICEF për Sputnik V

13:13 28/05/2021

Fondi Rus i Investimeve Direkte do të japë 110 milionë doza pasi të marrë miratimin nga OBSH

Rusia ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar UNICEF me doza të mjaftueshme të vaksinës së saj Sputnik V COVID-19.

Në bazë të marrëveshjes, Fondi Rus i Investimeve Direkte do të japë 110 milionë doza. Pavarësisht se marrëveshja e furnizimit është nënshkruar, vaksina Sputnik V do të duhet të aprovohet fillimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë që të fillojë shpërndarja, gjë që pritet të ndodhë së shpejti.

Rusia, e cila ka miratuar katër vaksina, ka nënshkruar marrëveshje eksporti për miliona doza të Sputnik V por marrja ka qenë relativisht e ngadaltë, me disa rajone që ankohen se procesi i vaksinimit nuk po shkon aq shpejt sa duhet.

Ministri rus i Shëndetësisë ka deklaruar se Rusia kishte administruar të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 për gati 17 milionë njerëz, nga një popullsi prej rreth 145 milionë. 

Fondi Rus i Investimeve Direkte ka deklaruar se do të zhvillojë një diskutim të veçantë me aleancën e vaksinave GAVI për të bërë pjesë Sputnik V në strukturën ndërkombëtare të ndarjes së vaksinave COVAX.

Deri më tani këtë vit, UNICEF ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Institutin e Serumit të Indisë, Pfizer dhe AstraZeneca.

Prioriteti i organizatës është të sigurohet që të gjitha vendet të kenë qasje të sigurt, të shpejtë dhe të barabartë në vaksinën COVID-19 dhe t’i ndihmojë ata të përgatiten për imunizimin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *