Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete, mes tyre edhe Shqipëria

14:40 28/02/2022

Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për 36 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Vendimi i Federatës Ruse vjen pas sanksioneve që kanë vendosur vendet e BE, SHBA, Kanada etj.

Kështu, Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga shtete të tilla si Gjermania, Spanja, Italia, Kanadaja etj. Një ditë më parë BE njoftoi se mbylli hapësirën ajrore për kompanitë ruse.

Sanksionet ndaj Rusisë janë vendosur pas sulmit ushtarak që nisi ndaj Ukrainës më 24 Shkurt. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts