Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi, 1,211 të vdekur në 24 orët e fundit

Rusia shënoi të martën rekord të ri të viktimave nga koronavirusi: 1,211. Autoritetet spitalore raportojnë për mbingarkesë në spitale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Vladimir Chulanov, specialist i sëmundjeve infektive që shpesh punon me Ministrinë ruse të Shëndetësisë, tha se rreth 300,000 shtretër janë ndarë për pacientët me koronavirus. Sipas tij, rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore. Qendra e Krizës tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39,610 raste të të infektuarve.

Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, por vetëm rreth një e treta e popullsisë është e vaksinuar. Ky vend ka regjistruar më shumë se 8.87 milionë raste me koronavirus dhe gati 250,000 viktima. Kritikët dhe disa ekspertë shëndetësorë thonë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *