Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi, 737 të vdekur në 24 orë

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor. Autoritetet njoftuan për 737 të vdekur në 24-orëshin paraprak dhe për 23,378 raste të reja pozitive. Infeksionet e konfirmuara ditore në Rusi janë rritur për më shumë se dyfish gjatë muajit të kaluar: nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 23,000 këtë javë.

Si shkaktar i gjendjes shihet varianti Delta i koronavirusit. Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëhershme. Delta ka shkaktuar valë të re infeksionesh edhe në vende të tjera, ndërsa në Kosovë, deri më tani, janë konfirmuar dy raste me këtë variant.
Në Rusi, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, nuk ka plane për izolim. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 184 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur. Vendi më i prekur është SHBA-ja, me mbi 33 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 605,000 viktima. Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.2 miliardë vaksina kundër koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.