Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor

08:30 04/03/2022

Një zjarr i madh shpërtheu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainës, pas bombardimeve nga forcat ruse.

Zjarri rrezikoi vendet e reaktorëve bërthamorë, por ndërhyrja në kohë e ekipeve ukrainase të emergjencës bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Ky termocentral bërthamor është më i madhi në Europë, ndërsa Perëndimi e konsideroi veprim të pamatur dhe akt të tmerrshëm bombardimin nga ana e Rusisë.

Pas shuarjes së zjarrit, autoritetet ukrainase thonë se forcat ruse tashmë kanë kontrollin e centralit bërthamor. Personeli vazhdon të punojë dhe të monitorojë të gjithë situatën, raporton nga autoritetet e Ukrainës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.