Rusia merr kontrollin e qytetit të Lysychansk

21:40 03/07/2022

Vijojnë luftimet e forta mes trupave ruse dhe atyre ukrainase, sidomos në lindje të Ukrainës. Rusia ka marrë kontrollin e qytetit ukrainas të Lisiçanskut dhe të gjithë rajonin e vijës së parë të Luhanskut, çka shënon një progres të dukshëm për forcat ruse të cilat kërkojnë kontrollin në lindje të vendit.

Lisiçansk ishte qyteti i fundit i madh që ishte ende në duart e Ukrainës dhe kapja e tij sinjalizon një shtytje më të thellë në rajonin e Donbasit. Ky ka qenë edhe objektivi kryesor i Moskës që nga tërheqja nga Kievi dhe zonat në veri të Ukrainës.

Mësohet se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i ka raportuar presidentit Vladimir Putin se qyteti tashmë ishte “çliruar” nga Moska.

Bombardimet kanë vijuar edhe në Kramatorsk, një qytet tjetër në rajonin e Donetskut. Ndërsa në qytetin lindor të Slovyansk, si pasojë e bombardimeve mësohet se gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur.

Lufta në Ukrainë e cila ka nisur më 24 shkurt ka lënë mijëra persona të vrarë dhe miliona refugjatë. Viktima ka patur edhe në mesin e ushtrisë ruse ku sipas të dhënave të fundit nga pala ukrainase gjithsej 35,970 trupa ruse kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës e deri më tani.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.