Rusia merr një tjetër qytet, heq të gjithë flamujt e Ukrainës nga ndërtesat

rusia merr nje tjeter qytet heq te gjithe flamujt e ukraines nga ndertesat
rusia merr nje tjeter qytet heq te gjithe flamujt e ukraines nga ndertesat

09:07 27/02/2022

Një qytet në Ukrainën jugore është marrë nga Rusia. Lajmi raportohet në mediat ukrainase. Trupat ruse mësohet se kanë pushtuar Nova Kakhovka. Ky është një qytet i vogël, por strategjik që shtrihet në lumin Dnipër.

Sipas asaj që ka thënë kryebashkiaku Volodymyr Kovalenko, forcat ruse kanë marrë nën kontroll komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Analistët kanë theksuar se deri më tani, avancimi më i suksesshëm i rusëve ka qenë nga jugu i Ukrainës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts