Rusia nis pushtimin e Ukrainës

08:35 24/02/2022

Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë. Raportohet se ndaj qyteteve më të rëndësishme janë lëshuar raketa dhe janë dëgjuar shpërthime.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme nëse dikush do të përpiqet që të përballet me Rusinë. Putin i ka bërë thirrjeve ushtarëve ukrainas që të lëshojnë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar menjëherë dhe ka akuzuar Rusinë për fillimin e luftës dhe ka nxitur Kombet e Bashkuara që të bëjnë gjithçka që është e mundur që ta ndalojnë atë.

Presidenti amerikan Joe Biden nga ana tjetër është zotuar se bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse duke parashikuar humbje të madhe jete nga kjo ngjarje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se blloku qëndron me Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe se do të bëjë gjithçka që duhet që të mbrojë aleatët.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelinski ka deklaruar më herët se pushtimi mund të jetë fillimi i një lufte të madhe në kontinentin europian./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.