Rusia nis sulmet e para në Odesa, reagon deputeti ukrainas: Po godasin zonat e banuara, s’do t’ia dalin, trupat tanë janë në gatishmëri!

Autoritetet në qytetin port të Detit të Zi të Ukrainës, Odesa, kanë thënë se zonat e banuara janë goditur të hënën për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Deputeti, Oleksiy Honcharenko, ka theksuar se Rusia po përdor bombardime ajrore në ato zona ku forcat tokësore nuk janë në gjendje të mësyjnë.

“Ne e kuptojmë qartë se Odesa është një qëllim strategjik i kësaj lufte, por ushtria ruse nuk mund të shkojë nëpërmjet territorit tokësor atje, ushtria jonë po mban terren, kështu që [Putini] filloi – kudo në Ukrainë – bombardimet, ai thjesht po godet zonat e banuara. ” tha deputeti.

Më tej ai shtoi:

“Ka qindra gazetarë ndërkombëtarë në Kiev dhe disa në Odesa, të cilët panë se këto sulme janë në zona të banuara pa objektiva ushtarake.”
Honcharenko thotë se Odesa u bombardua nga deti nga marina ruse.

“Ata po planifikojnë një operacion tokësor kundër Odesës, ne i shohim anijet e tyre plot me marinsa. Mendoj se ideja është të sulmojnë Odesën nga disa drejtime.”

Ai thotë, megjithatë, se forcat ruse do të pësojnë “humbje të rënda” nëse tentojnë një pushtim tokësor atje.

“Unë mendoj se do të jetë vetëvrasje për ta, ata nuk do të kenë sukses.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *