Rusia njofton stërvitje me raketa bërthamore

22:53 01/06/2022

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve ushtarake të Forcave të saj Raketore Strategjike. Në stërvitje përfshihen raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë testuar për herë të parë në vitin 2007.

Ushtria ruse ka deklaruar se stërvitjet që po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1000 personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete. Nga Rusia bëhet e ditur se raketat nuk do të lëshohen.

Kjo stërvitje u njoftua pas disa orësh që SHBA tha se do t’i furnizonte ukrainasit me armë me rreze të gjatë veprimi, megjithatë njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse për këtë lëvizje nuk u tha se është përgjigje për Uashingtonin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *