Rusia njohu pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainë/ Kundërpërgjigjet SHBA: Do ndalojmë investimet amerikane në këto zona! Sanksione për këdo që…








Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë pas vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainë, Donetskut dhe Luanskut.

shba flamur shtepia e bardhe

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki bën me dije se SHBA po përgatit një urdhër ekzekutiv që të ndalojë të gjitha investimet amerikane në këtë zona të Ukrainës.

Ky urdhër, sipas Psaki-t, do të lejojë dhe vendosjen e sanksioneve për të gjithë investitorët amerikanë që shkojnë në këto zona.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë:

Ne e kishim parashikuar një lëvizje si kjo që bëri Rusia, dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi menjëherë. Presidenti Joe Biden së shpejti do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga amerikanët në rajonet e Donetskut dhe Luanskut në Ukrainë. Ky urdhër do të sigurojë që autoritetet amerikane të vendosin sanksione ndaj çdo personi që do të operojë në këto zona të Ukrainës. Departamentet  e Shtetit dhe Thesarit do të kenë detaje të reja së shpejti.

Për të qenë të qartë: Këto masa janë të ndara dhe do të ishin shtesë e masave të shpejta dhe të rënda ekonomike që ne kemi përgatitur në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia pushton më tej Ukrainën.Ne po vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët, përfshirë Ukrainën, për hapat e ardhshëm dhe për përshkallëzimin e vazhdueshëm të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.