Rusia nuk ndalon sanksionet, kolapson Rubla

[embedded content][embedded content]

22:20 14/08/2023

Ukraina raporton përparime rreth qytetit Bakhmut

Monedha ruse vijoi rënien duke arritur vlerën e saj më të ulët në 16 muaj, që do të thotë se tani 100 rubla vlejnë rreth një dollar amerikan.

Gjendja ekonomike është përkeqësuar në Rusi pasi qeveria po shpenzon më shumë sesa fiton dhe pasi vendet perëndimore kanë vendosur sanksione për pushtimin e Ukrainës. Banka Qëndrore e Rusisë ka njoftuar se do të mblidhet të martën në mëngjes për të diskutuar normat e interesit.

Moskovitët janë të paqartë për atë që po ndodh.

“Të jem e sinqertë, nuk e kuptoj pse po ndodh. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë jetës sime, dollari po rritet çdo vit dhe nuk ulet kurrë. Dhe ndoshta nuk do të ndodhë kurrë.”

Problemet brenda vendit kanë bërë që Rusia të shtojë inkursionet ajrore në territorin e NATO-s. Dy avionë bombardues rusë u interceptuan në veri të Skocisë të hënën në mëngjes. Forcat ajrore daneze interceptuan dy avionë bombardues rusë që fluturonin pranë Danimarkës dhe drejt hapësirës ajrore të monitoruar nga Holanda. Ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes tha se zbuloi një avion norvegjez mbi detin Barents.

Në front, trupat ukrainase njoftuan rimarrjen e territorit pranë qytetit të Bakhmutit në Ukrainën Lindore.

“Javën e kaluar u çliruan gjithsej 3 kilometra katrorë. Në total, trupat ukrainase kanë rimarrë 40 kilometra katrorë rreth Bakhmutit që nga fillimi i kundërsulmimit 10 javë më parë.”

Përveç kësaj, pati luftime shumë intensive në rajonet Kharkivit dhe Luhanskut dhe afër Kupyanskut dhe Lymanit.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Maliar konfirmoi gjithashtu se njësitë ukrainase kanë avancuar në bregun e pushtuar nga Rusia të lumit Dnipro në rajonin e Khersonit.

Për të përgëzuar trupat për përparimet e tyre, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy vizitoi trupat pranë vijës së frontit në Dontesk të Ukrainës Lindore. Sipas faqes, Zelenskiy vizitoi brigadat e përfshira në sulme në seksionin e vijës së frontit përballë Soledarit, qyteti i kontrolluar nga Rusia në veri të Bakhmut-it.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts