Rusia paralajmëroi se do godasë Kievin, vjen reagimi nga Ukraina

14:56 01/03/2022

Pasi Rusia paralajmëroi se do të godasë Kievin me “precizion të lartë” dhe u bëri thirrje banorëve ukrainas që të largohen nga banesat, ka reaguar edhe Ukraina.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, në një reagim në Facebook thotë se Rusia synon që të shkatërrojë qendrat e komunikimit në Kiev. Këtë, ministri ukrainas, e konsideron si “sulm psikologjik”.

Pas prishjes së qendrave të komunikimit, do të ketë shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës, ku do të njoftohet se ka pranuar kapitullimin”, thotë ministri ukrainas i Mbrojtjes.

Për të bërë të besueshëm lajmin e rremë, ata do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video false. Kjo është gënjeshtër”, vijoi Reznikov.

“Ata nuk do ta marrin Kievin! Nuk do të ketë kapitullim! Vetëm fitore”, mbyll mesazhin e tij ministri i Mbrojtjes së Ukrainës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.