Rusia paralajmëron çdo vend që ofron fusha ajrore për Ukrainë

19:28 06/03/2022

Rusia ka paralajmëruar se çdo vend që ofron fushat e tij ajrore për Ukrainën, që kjo e fundit të ndërmarrë sulme ndaj forcave ruse, do të konsiderohet pjesë e konfliktit, tha një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes.

“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre më pas kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Igor Konashenkov, i cituar nga mediat vendase.

Reagimi vjen pasi Polonia po konsideron të furnizojë me avionë luftarakë Ukrainën, në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi një ditë më parë se SHBA po vlerëson mundësinë për ta furnizuar Poloninë me avionë luftarakë, në rast se kjo e fundit i çon të sajat në Ukrainë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts