Rusia paralajmëron NATO-n: Çdo mjet që transporton armë në Ukrainë do shkatërrohet

rusia paralajmeron nato n cdo mjet qe transporton arme ne ukraine do shkaterrohet
rusia paralajmeron nato n cdo mjet qe transporton arme ne ukraine do shkaterrohet

12:19 04/05/2022

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu sapo ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj NATO-s kundër dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Ne do ta shohim çdo mjet transporti të NATO-s që arrin në territorin e vendit që mban armë ose pajisje për ushtrinë ukrainase si një objektiv legjitim për shkatërrim“, thotë ai, i cituar nga media shtetërore ruse.

Ai akuzon NATO-n dhe aleatët se po vazhdojnë të “pompojnë Ukrainën plot me armë”.

SHBA dhe shtete të tjera perëndimore kanë armatosur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Më e fundit ishte Britania e Madhe, e cila të martën njoftoi pajisje me vlerë 376 milion dollarë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts