Rusia përfshihet nga zjarret masive

21:40 25/08/2021

55 zjarrfikës u bllokuan nga zjarri në rajonin Nizhny Novgorod

Zjarret masive kanë përfshirë disa rajone në Rusi. Zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët prej orësh rrezikuan jetën teksa mbetën të bllokuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve.

55 zjarrfikĂ«s shpĂ«tuan  mrekullisht kur flakĂ«t pĂ«rpinĂ« njĂ« pyll nĂ« kufi me rajonin Nizhny Novgorod.

Punonjësit e Ministrisë së Emergjencave Ruse dhe personeli ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes u rrethuan nga flakët teksa po përpiqeshishin të vinin nën kontroll zjarrin.

Papritmas, era u ngrit dhe zjarri mori trajtë të frikshme, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke rrethuar të gjithë grupin për të mos lënë asnjë mundësi shpëtimi për ta.

FalĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« jashtĂ«zakonshme, zjarri  Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll para se zjarrfikĂ«sit tĂ« asfiksoheshin nga tymi.

Për t’u ardhur në ndihmë një grup i dytë i zjarrfikës është dërguar menjëherë në vendngjarje teksa ankthi rritej gjithnjë e më shumë për zjarrfikësit e bllokuar.

Pavarësisht situatës tejet të vështirë, pas disa orësh rruga për evakuimin e tyre dhe makinerive u hap sërish dhe evakuimi i plotë i tyre u arrit të bëhej në mënyrë të sigurt.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *