“Rusia përfundoi rigrupimin e trupave”/ Ministria ukrainase zbulon vendin nga do të nisë ofensiva e radhës

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka njoftuar se Rusia ka përfunduar rigrupimin  e trupave, në mënyrë që të nisë një ofensivë në Ukrainën lindore.

“Forcimi i grupit sulmues po ndodh për shkak të transferimit të njësive shtesë ruse. Luftimet më intensive po zhvillohen në rajonet Slobozhansky dhe Donetsk. Rusia po përgatitet për një ofensivë në Ukrainën lindore për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk” e korridorit tokësor me Krimenën,” tha zëdhënësi i kësaj ministrie, koloneli Oleksandr Motuzyanyk gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se forcat ukrainase morën disa vendbanime nga forcat ruse rreth qytetit të Izyum në rajonin e Kharkiv, raportoi CNN.

Sipas kolonelit ukrainas, qyteti i Izyum dhe zonat përreth janë vendet me përqendrimin më të madh të njësive ruse.

“Nga ai vend ata do të përpiqen të zhvillojnë një ofensivë në lindje”, sqaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.