Rusia: Përfundon faza e parë e luftimeve, do të përqendrohemi në lindje të Ukrainës

18:48 25/03/2022

Shefi i ushtrisë ruse thotë se Rusia tashmë do t’i përqendrojë përpjekjet e saj në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Donbasit.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se janë konsideruar dy opsione për “operacionet e saj speciale”, njëra që mbulon të gjithë Ukrainën dhe njëra që fokusohet vetëm në Donbas.

Komentet, të publikuara nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, lanë të kuptohet për një ulje të mundshme të synimeve të luftës në Ukrainë. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.

Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93% e rajonit të Luhanskut dhe 54% e rajonit të Donetskut është nën kontrollin rus.

“Rusia ka shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit”, shtoi Rudskoy.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet ukrainase që janë bllokuar dhe tha se Rusia do të reagojë menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën, diçka që Presidenti Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria deklaroi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin e saj derisa objektivat e vendosura nga Putin të ishin arritur, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, por pa specifikuar se cilat ishin objektivat./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.