Rusia përgatit mobilizimin e përgjithshëm

rusia pergatit mobilizimin e pergjithshem
rusia pergatit mobilizimin e pergjithshem

21:20 08/05/2022

Rusia përgatitet të kremtojë Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, por humbjet e thella në Ukrainë po e nxisin presidentin Vladimir Putin të shpallë mobilizimin e përgjithshëm. Zyrtarisht Kremlini e ka mohuar, por shumë rusë kanë postuar në mediat sociale fletëthirrjet e rekrutimit në ushtri.

Rreth 60 vetë dyshohet se u vrarë nga bombardimet ruse mbi një shkollë fshati në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, tha të dielën guvernatori rajonal. Forcat ruse gjithashtu vazhduan të bombardojnë kompleksin industrial Azovstal, streha e fundit e rezistencës ukrainase në qytetin port të rrënuar të Mariupolit.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai tha se shkolla në Bilohorivka, ku ishin strehuar rreth 90 vetë, u sulmua me predha dhe zjarri përfshiu ndërtesën për katër orë.

Në Mariupol, zëvendëskomandanti i regjimentit Azov iu lut komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë për evakuimin e ushtarëve të plagosur.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë sa të jemi gjallë për të zmbrapsur pushtuesit rusë,” tha kapiteni Sviatoslav Palamar në një konferencë për shtyp në internet.

Në qytetin Zaporizhzhia të kontrolluar nga ukrainasit, rreth 230 km  në veriperëndim të Mariupolit, dhjetëra vetë pritën në radhë për t’u regjistruar në një park makinash i ngritur për të mirëpritur të evakuuarit.

“Ka ende shumë njerëz në Mariupol, që duan të largohen por nuk munden,” tha Viktoria Andreyeva, e cila tha se sapo arriti në Zaporizhzhia.

Forcat ukrainase publikuan të dielën video që tregon bombardimin e një helikopteri rus në ishullin e gjarpërinjve. Prej disa ditësh forcat ukrainase po shkatërrojnë pozicionet ruse në Detin e Zi, duke përdorur dronët.

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin vizitoi Mariupolin të dielën, duke u bërë zyrtari më i lartë i qeverisë që shkel në tokat e pushtuar. Khusnullin, i cili është përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin urban, vizitoi portin tregtar atje dhe tha se duhet të përdoret për të sjellë materiale ndërtimi për të restauruar qytetin.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësit e G7-s u zotuan të dielën për të mbajtur në fuqi sanksionet e rënda financiare ndaj Rusisë. Në një deklaratë të përbashkët i bënë thirrje Rusisë të heqë të gjitha pengesat ndaj eksporteve të drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina.

Një vizitë surprizë në Kiev zhvilloi zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden. Ajo u ndal në një shkollë që po shërben si strehë e përkohshme dhe duke takoi homologen e saj ukrainase Olena Zelenska.

“Mendova se ishte e rëndësishme t’i tregoja popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet dhe kjo luftë ka qenë brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës,” tha zonja Biden.

Gjithashtu kryeministri kanadez Justin Trudeau shkoi në Ukrainë, duke bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e Irpin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts