Rusia përgatitet për pushtimin e Ukrainës, ish-kampioni i botës në boks zbulon masat: Të përgatitur për të evakuuar qytetarët

rusia pergatitet per pushtimin e ukraines ish kampioni i botes ne boks zbulon masat te pergatitur per te evakuuar qytetaret
rusia pergatitet per pushtimin e ukraines ish kampioni i botes ne boks zbulon masat te pergatitur per te evakuuar qytetaret

Kryetari i bashkisë së Kievit, njëherazi dhe ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko, ka thënë se autoritetet e Ukrainës kanë miratuar planin e evakuimit në rast të një pushtimi rus.

Rusia tashmë ka dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas ndërsa autoritet amerikane kanë deklaruar se rusët shumë shpejt do të pushtojnë.

“Shërbimet e qytetit tashmë po punojnë për parandalimin e një situate emergjente të natyrës ushtarake. Kievi është një metropol i madh. Dhe ka një infrastrukturë të gjerë dhe komplekse të funksionimit të qëndrueshëm”, tha Klitschko.

Sipas ish-kampionit të botës në boks, një “plan evakuimi u miratua për Kievin, i cili përcaktoi vendndodhjen e qendrës së evakuimit, numrin e kërkuar të automjeteve dhe rajonet e sigurta për akomodimin e të evakuuarve”.

Shqetësimet për përgatitjet e supozuara të Moskës për pushtimin e Ukrainës janë shprehur kohët e fundit gjithnjë e më shumë në Perëndim dhe në Kiev.
Vlen të përmendet se presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së djeshme iu drejtua bashkatdhetarëve të vetë se duhet të largohen sa më shpejt që është e mundur nga Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts