“Rusia po bën luftë barbare”, Kanadaja: Pasuria personale e Putin tani është në rrezik

Kryeministri kanadez Justin Trudeau sapo ka njoftuar se vendi do t’i bashkohet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve kundër Presidentit rus Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Duke folur në një konferencë shtypi në Parlamentin Hill të Otavës, ai tha se “pasuria personale e Putinit… është në rrezik të madh për shkak të gabimit të tij të tmerrshëm”.

“Ne do të vendosim sanksione ndaj Presidentit Putin dhe kolegëve të tij arkitektë të kësaj lufte barbare”, tha ai, duke shtuar se sanksione do të vendosen edhe ndaj liderëve të Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së tyre për pushtimin e Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.