Rusia po e përdor artilerinë pa dallim

10:03 17/05/2022

Në përditësimin e saj të fundit mbi situatën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në rajonin verior të Chernihiv, rreth 3,500 ndërtesa kryesisht banimi, vlerësohet të jenë shkatërruar ose dëmtuar gjatë avancimit të Rusisë.

Kjo tregon se Rusia është e përgatitur të përdorë artileri në zonat e banuara dhe duket se ka bombarduar pa dallim, për shkak të një “aftësie të kufizuar për marrjen e objektivave” dhe sepse nuk dëshiron të fluturojë avionë luftarakë përtej vijës së saj të frontit, thotë ministria britanike.

Autoritetet parashikojnë se Rusia do të vazhdojë të mbështetet në sulmet masive të artilerisë në javët e ardhshme për të rifituar vrullin në përparimin e saj në Donbas./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.