“Rusia po mban zgjedhjet farse në rajonet e pushtuara”, politikani ukrainas: Qytetarët kërcënohen me automatikë të votojnë

Rusia ka filluar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Ukrainën e pushtuar në një përpjekje për të çimentuar autoritetin e Moskës.

Votimet po mbahen në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, pavarësisht se Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë prej tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur guvernatorët nga politikanët veteranë pro-rusë.

“Zyrtarët e instaluar nga Rusia do të ecin nga shtëpia në shtëpi, siç bënin më parë, duke folur me njerëzit. Aty pranë qëndrojnë dy ushtarë, me automatikë dhe i thonë popullit se duhet të votojnë. Është e qartë se nuk ka besim nga njerëzit ndaj këtij procesi, i cili duhet të quhet zgjedhje e rreme,” tha kryebashkiaku ukrainas në mërgim i Mariupolit, Vadym Boichenko.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts