Rusia po përgatit pushtimin e Ukrainës, Greqia dhe Izraeli thirrje qytetarëve: Largohuni nga ai vend!

Situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës shihet si mjaft alarmante.

SHBA thotë se po planifikohet një sulm nga ana e Rusisë, e për këtë arsye ka kërkuar që qytetarët e tyre atje të largohen nga vendi. Një masë të tillë, duket se kanë ndërmarrë edhe Greqia, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar se qytetarët grekë që ndodhen në Ukrainë ose që udhëtojnë drejt vendit duhet të këshillohen dhe të mbajnë kontakte me ambasadën në Kiev.

Po ashtu edhe Izraeli ka kërkuar nga shtetasit izraelitë që të largohen nga Ukraina dhe t’i shmangin qendrat e tensionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com