Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë

rusia po pergatitet per nje lufte te gjate
rusia po pergatitet per nje lufte te gjate
[embedded content][embedded content]

17:31 15/12/2022

Presidenti Zelensky deklaron se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare në shumë aspekte

Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe ende dëshiron të pushtojë të gjithë vendin. Kështu deklaron Oleksiy Gromov, një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas.

“Ne dhe bota nuk duhet të qetësohemi , sepse qëllimi përfundimtar i Federatës Ruse është të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe më pas të mund të vazhdojë”.-u shpreh ai.

Fokusi kryesor i Moskës aktualisht është në qytetet lindore të Bakhmut dhe Avdivka aty ku edhe trupat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre.

Moska po ashtu po vazhdon të kryejë sulme në tërë linjën e frontit në lindje, pas sulmeve me dronë në Kiev dhe një bombardimi vdekjeprurës në Herson.

Sipas palës ukrainase rusët po tentojnë të stabilizojnë pozicionet e tyre taktike rreth Kupjanskut në lindje të rajonit të Kharkivit dhe në juglindje të Zaporizhjës. Ushtria ukrainase thekson se rreziku nga sulmet ajrore ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase vazhdon të jetë i lartë në mbarë vendin.

Ndërsa lufta shkon në muajin e saj të 10-të për presidentin e vendit Volodimir Zelensky muajt e ardhshëm do të jenë përcaktuese në shumë drejtime. Në një fjalim online në Këshillin Evropian ai tha se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duhet të ndalen dhe i bëri thirrje Perëndimit për më shumë furnizime me  armë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts