Rusia po planifikon përdorimin e armëve kimike?

12:26 12/04/2022

Londra: Nëse kjo ndodh, asnjë opsion nuk përjashtohet më

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski hedh dyshime se Moska ka në plan të përdorë armë kimike për të fituar epërsi në luftën e Ukrainës, teksa ushtria ruse përgatitet për një sulm të madh për marrjen e kontrollit në lindje dhe jug të vendit.

Volodimir Zelenski:Dëgjuam një deklaratë të pushtuesve se po përgatisin një fazë të re terrori kundër nesh. Një zëdhënës i tyre tha se po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të armëve kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit. Ne këtë e marrin shumë seriozisht.

Zelenski reagoi pas disa lajmeve të pakonfirmuara se njësia speciale Azov e ushtrisë ukrainase që lufton në Mariupol u përball të hënën me një dron që u hodhi lëndë kimike, duke u shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Dyshimet për rastin i bëri publike edhe kryediplomatja britanike Liz Tras, përmes Tuiterit, ku thotë se nëse ngjarja vërtetohet, përgjegjësia bie mbi Vladimir Putinin. Më të ashprit deri më tani në reagime për rrezikun e përdorimit të armëve kimike janë zyrtarët e Londrës.

James Heappey:Përdorimi i armëve kimike është i urryer. Kapërcen çdo kufi dhe nuk përjashtohet asnjë opsion për mënyrën se si do të reagojmë.

Nga sa mund të kuptohet nga kjo deklaratë, Londra nuk përjashton as mundësinë e përfshirjes së NATO-s në luftën e Ukrainës. Megjithatë, Moska i mohon edhe këto dyshime.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.