Rusia pranë rrethimit të trupave ukrainase

23:40 27/05/2022

Ushtria ruse pushtoi një tjetër qytet Ukrainën Lindore, qendrën hekurudhore Lyman dhe rrethoi pjesën më të madhe të qytetit Sievierodonetsk, ndërsa forcat ukrainase u tërhoqën më në brendësi të territorit. Ukraina tha se forcat e saj po mbajnë ende linjat mbrojtëse në rajonin lindor të Donbasit, pavarësisht përparimeve të dukshme ruse në dy fronte të mëdha. Përfaqësuesit e separatistëve ukrainas pretendojnë kontrollin të plotë të Lyman-it, të cilin Rusia e ka sulmuar nga veriu.

Në lindje, forcat ruse kanë rrethuar dy të tretat e Sievierodonetsk dhe shkatërruan 90% të ndërtesave të tij, tha guvernatori rajonal Serhiy Gaidai. Ai është qyteti më i madh i mbajtur nga Ukraina në Donbas. Rusia është përpjekur të bllokojë forcat ukrainase atje dhe në Lysychansk në bregun përbri.

Përparimi fitoi terren pasi forcat ruse kaluan linjat ukrainase në jug të Sievierodonetsk në qytetin e Popasna javën e kaluar. Ajo është shndërruar në një shkretëtirë ndërtesash të djegura.

E lodhur nga strehimi në një bodrum, Natalia Kovalenko ishte kthyer për të jetuar në rrënojat e banesës së saj. Ballkoni ishte hedhur në erë dhe dritaret ishin shpërthyer.

Të enjten, forcat ruse bombarduan pjesë të Kharkiv. Autoritetet lokale thanë se nëntë persona u vranë dhe Kremlini mohon të ketë shënjestruar civilët. Në jug, ku Moska ka pushtuar një pjesë të territorit, zyrtarët ukrainas besojnë se Rusia synon të vendosë sundim të përhershëm.

Komanda jugore e ushtrisë ukrainase tha se Rusia po transportonte pajisje ushtarake nga Krimea, duke ndërtuar një linjë të tretë të mbrojtjes për t’u përgatitur për një kundërsulm të mundshëm. E gjithë kjo tregon se Rusia do të përpiqet të mbajë territoret e pushtuara nën kontrollin e saj.

Në frontin diplomatik, zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se një marrëveshje mund të arrihet deri të dielën për të ndaluar dërgesat e naftës ruse nga deti, që përbën rreth 75% të furnizimit të bllokut, por jo me tubacion, një kompromis për të fituar votën e Hungarisë.

Në një fjalim gjatë natës, presidenti Zelenskiy kritikoi BE-në për vonesat me sanksionet. “Çdo ditë zvarritjeje…thjesht do të thotë më shumë vrasje në Ukrainë,” tha ai.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, i kanë ofruar Ukrainës armatime me rreze të gjatë, duke përfshirë edhe M777. Kievi thotë se dëshiron armë tokësore me rreze më të gjatë veprimi, veçanërisht raketahedhës, për ta ndihmuar atë të fitojë betejat e artilerisë.

Zyrtarët amerikanë thonë se administrata Biden po shqyrton furnizimin e Kievit me një Sistem Raketash të Shumëfishtë, me rreze veprimi qindra kilometrash.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se çdo furnizim me armë që mund të arrijë në territorin rus do të ishte “një hap serioz drejt përshkallëzimit të papranueshëm”.

Kancelari austriak Karl Nehammer tha se presidenti rus Vladimir Putin i tha gjatë një telefonate të premten se Moska do të përmbushë angazhimet e saj për furnizimin me gazit natyror si dhe ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts