Rusia premtoi se do të ulte agresionin ushtarak, zyrtari amerikan ngre dyshime: S’duhet të mashtrohemi nga Moska!

Një zyrtar amerikan ka thënë se duhet të tregohen, të kujdesshëm nga pretendimet e Rusisë se do të zvogëlojnë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Ai tha se nuk duhet të mashtrohen nga njoftimet e Rusisë dhe në përgjigje të kësaj, duhet të përgatiten më shumë për agresionin rus.

“Ne besojmë se çdo lëvizje e forcave ruse nga rrethi i Kievit është një rishpërndarje, jo një tërheqje dhe bota duhet të përgatitet për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës”, tha zyrtari për CNN.

“Kjo gjithashtu nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka mbaruar. Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të kapur Kievin dhe ka dështuar në objektivin e saj për të nënshtruar të gjithë Ukrainën, por ajo ende mund të shkaktojë brutalitet masiv në vend, duke përfshirë Kievin,” tha zyrtari.

Biden tha se ai dhe liderët evropianë me të cilët foli të martën në mëngjes ranë dakord të prisnin dhe të shihnin se çfarë kishte të ofronte Rusia dhe më pas të zgjedhin mënyrën e reagimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.