Rusia premton të stabilizojë çmimet e energjisë

14:35 07/10/2021

Pas deklaratës tregjet e gazit natyror në Britaninë e Madhe dhe Evropë pësuan ulje

Tregjet e gazit kanë pësuar luhatje pasi  presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij është  i gatshëm të stabilizojë çmimet globale të energjisë. Rritja e çmimeve kërcënon të ulë aktivitetin industrial dhe të rrisë  në mënyrë të theksuar inflacionin.

[embedded content]

Çmimet e gazit natyror në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë pësuan një rritje gati 10-fish që nga fillimi i vitit. Por çmimet ranë menjëherë pasi Putin deklaroi se kompania monopol e eksportit të gazit e mbështetur nga shteti rus, Gazprom-i, mund të rrisë furnizimin me gaz në Evropë për të shmangur një krizë shkatërrimtare energjie. Këto deklarata të presidentit rus vijnë për të shmangur kritikat nga Evropa se Rusia po i ndal furnizimet ndërsa pret miratimin për gazsjellësin e ri të diskutueshëm Nord Stream 2.

Prodhimi i brendshëm i gazit në Evropë ka rënë ndjeshëm, ndërsa kërkesa në Azi është rritur pasi vendet gjithnjë e më shumë kërkojnë një alternativë ndaj qymyrit shumë ndotës, duke krijuar një luftë ofertash për ngarkesat e gazit natyror .

Evropa po vuan gjithashtu nga çmimet shumë të larta të energjisë elektrike si rezultat i rritjes së kostove të energjisë. Ndërsa bashkimi evropian me herët deklaroi se do te rishikoje tregun e energjisë në rajon dhe do të marrë parasysh ndryshimet në rregullore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *