Rusia pretendon që Polonia të kërkojë ndjesë për sulmin “me gjak” ndaj ambasadorit

rusia pretendon qe polonia te kerkoje ndjese per sulmin me gjak ndaj ambasadorit
rusia pretendon qe polonia te kerkoje ndjese per sulmin me gjak ndaj ambasadorit

20:19 11/05/2022

Moska pretendon nga Polonia ndjesë publike për sulmin me bojë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Varshavë, pak ditë më parë.

Sergej Andreev u sulmua nga njerëzit që protestonin kundër pushtimit rus të Ukrainës, gjatë kohës që shkoi për të vendosur lule në varrezat ushtarake sovjetike të hënën, duke shkaktuar një reagim të ashpër të Moskës.

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri ambasadorin polak Krzysztof Krajewski në shenjë proteste.

Rusia pret një falje zyrtare nga udhëheqja polake në lidhje me incidentin dhe kërkon siguri për ambasadorin rus dhe të gjithë punonjësit e institucioneve ruse në Poloni”, thuhet në një deklaratë.

“Një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret në varësi të reagimit të Varshavës ndaj kërkesave tona.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts