Rusia pretendon se ka goditur me raketa 17 objekte ushtarake ukrainase, mbi 200 trupa të vrarë dhe 23 autoblinda të shkatërruara

Forcat e armatosura të Rusisë kanë deklaruar se kanë goditur 17 objekte ushtarake ukrainase me raketa me precizion të lartë, dhe se kanë shkatërruar një post komandë dhe një magazinë të përdorur për ruajtjen e raketave dhe artilerisë.

Në një postim në internet, ministria e mbrojtjes tha gjithashtu se sulmet e forcave ajrore gjatë ditës vranë më shumë se 200 trupa ukrainase dhe shkatërruan 23 automjete të blinduara.

Por, në këtë postimi nuk përmendet sulmi në aeroportin e Odesa-s, i cili siç pohoi dhe guvernatori lokal, u godit nga një raketë ruse mesditën e sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts