Rusia pretendon se ka shkatërruar stokun e armëve perëndimore në Ukrainë

rusia pretendon se ka shkaterruar stokun e armeve perendimore ne ukraine
rusia pretendon se ka shkaterruar stokun e armeve perendimore ne ukraine

Rusia ka pretenduar se ka shkatërruar një “përqendrim të madh të pajisjeve ushtarake nga SHBA dhe vendet evropiane” pranë një stacioni hekurudhor në rajonin e Kharkiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pajisjet u goditën “afër stacionit hekurudhor Bogodukhov”, i cili është në veri-perëndim të qytetit të Kharkiv.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin. Pala ukrainase nuk e ka raportuar sulmin. Bogodukhov është granatuar vazhdimisht nga rusët.

Rusët gjithashtu pretenduan se një depo municioni u godit në Bakhmut, një bazë e pasme për operacionet ushtarake ukrainase në lindje.

Ukraina tha se kishte pasur një sulm ajror në Bakhmut në rajonin e Donetsk të shtunën herët në mëngjes, duke dëmtuar një fabrikë dhe duke vrarë dy persona.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar 13 dronë ukrainas dhe tre raketa balistike ukrainase Tochka-U ishin kapur në zonën e Izium, ku luftimet kanë vazhduar për më shumë se një muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts