Rusia prezanton kontrolle të detyrueshme mjekësore për të huajt, do të kërkohen çdo tre muaj

Rusia ka prezantuar të mërkurën kontrolle të detyrueshme mjekësore dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për të huajt, masa këto që janë kundërshtuar menjëherë nga opozita.

Sipas ligjit të ri, kontrollet e hollësishme mjekësore do të kërkohen çdo tre muaj, duke nisur nga viti i ardhshëm, përfshirë testet e gjakut dhe rrezatime për disa kategori.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do kërkojë “kushte të favorshme” për pjesëtarët e huaj të mediave dhe familjet e tyre.

Oda gjermano-ruse e Tregtisë ka paralajmëruar se këto masa mund të kenë ndikim të ekonominë ruse.

Nëse në këtë masë hyjnë edhe përfaqësues të biznesit, ekziston rreziku që “menaxherët e huaj, të rëndësishëm për Rusinë, të largohen nga ky shtet në masë të madhe”, ka thënë kjo Odë.

Ky institucion i ka bërë thirrje Qeverisë ruse që të zbusë rregullat. Sipas rregullit të ri, të huajt duhet të testohen për tuberkulozë, sifiliz dhe HIV.

Rezultatet duhet të dërgohen të autoritetet ruse të imigrimit dhe dhënia e shenjave të gishtërinjve është e detyrueshme. Kushdo që refuzon zbatimin e vendimit, rrezikon refuzim të lejes së punës.

Rregullat e reja vlejnë për të gjithë të huajt dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijët mbi 6 vjeç. Autoritetet ruse kanë thënë se nga procedurat e reja do të përfitojë shteti.

Mirëpo gazeta ruse, Novaya Gazeta, e cila njihet si kritike e Kremlinit, ka pyetur nëse kjo gjë ka nuanca të diskriminimit.
Ende nuk është bërë e qartë nëse shtetasit e huaj duhet të largohen nga Rusia apo do të përballen me ndonjë pasojë, nëse rezultatet tregojnë se kanë ndonjë sëmundje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.