Rusia projekt për të nxitur patriotizmin në shkolla/ Mbi 17 mln dollarë për flamujt dhe stemat kombëtare, ceremoni javore e mësime të detyrueshme historie

rusia projekt per te nxitur patriotizmin ne shkolla mbi 17 mln dollare per flamujt dhe stemat kombetare ceremoni javore e mesime te detyrueshme historie
rusia projekt per te nxitur patriotizmin ne shkolla mbi 17 mln dollare per flamujt dhe stemat kombetare ceremoni javore e mesime te detyrueshme historie

Qeveria ruse po shpenzon 17 milionë dollarë (13 milionë £) për flamujt dhe stemat kombëtare për t’u paraqitur në një ceremoni javore patriotike në shkollat rurale në të gjithë vendin.

Kjo është pjesë e një nxitjeje patriotike që përkon me pushtimin e Ukrainës, raporton The Moscow Times, shkruan BBC.

“Nga shtatori, çdo të hënë në mëngjes, shkollat do të ngrenë flamurin dhe do të performojnë himnin kombëtar që synon të rrisë “ndërgjegjen qytetare”, tha ministri i arsimit Sergei Kravtsov.

Ministria e arsimit tashmë po planifikon të prezantojë mësimet e detyrueshme të historisë nga mosha shtatëvjeçare, por vetëm aty ku rusët tregohen si djemtë e mirë.

Disa gazetarë kanë vënë në dukje se paratë po shpenzohen pavarësisht nga fakti se më shumë se 5,000 shkolla ruse nuk kanë pajisje hidraulike të brendshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts