Rusia publikon koordinatat e Pentagonit: Satelitët perëndimorë punojnë për armikun

Të martën Agjencia hapësinore e Rusisë publikoi koordinatat e shtabeve perëndimore të mbrojtjes, përfshirë Pentagonin e SHBA-së dhe vendin ku do mbahet samiti i NATO-s, duke thënë se operatorët satelitorë perëndimorë po punonin për armikun e Rusisë – Ukrainën.

Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, i tha agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti”: “I gjithë konglomerati i grupimeve orbitale private dhe shtetërore tani po punon ekskluzivisht për armikun tonë”.

Anëtarët e aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja nuk e fshehin faktin se po dërgojnë armë për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit rus.

Kompania amerikane e imazheve satelitore “Maxar”, klientët e së cilës përfshijnë Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, ka publikuar disa herë fotografi të marra mbi Ukrainë dhe Rusi që para fillimit të pushtimit në shkurt.

Ato përfshinin imazhe të grumbullimit ushtarak të Rusisë pranë Ukrainës, në një kohë kur ajo mohonte çdo qëllim për të pushtuar vendin fqinj.

“Sot hapet samiti i NATO-s në Madrid, në të cilin vendet perëndimore do ta shpallin Rusinë armikun e tyre më të keq”, shkroi Rogozin në kanalin e tij në Telegram.

“Roscosmos publikon fotografi satelitore të lokacionit të samitit dhe vetë “qendrave të vendimmarrjes” që mbështesin nacionalistët ukrainas.”

Postimi përfshinte fotografi satelitore ruse të vendit ku mbahet samiti në Madrid, të Pentagonit, Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ndërtesave të qeverisë britanike në Londrën qendrore, ndërtesës së kancelarisë gjermane dhe parlamentit në Berlin, selisë së NATO-s në Bruksel dhe rezidencës së presidentit francez dhe ndërtesa të tjera qeveritare në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.