Rusia reagon me nervozizëm për sistemin “Patriot”

rusia reagon me nervozizem per sistemin patriot
rusia reagon me nervozizem per sistemin patriot

23:48 22/12/2022

SHBA-ja njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.85 miliardë dollarë

Lajmi për armatimet e reja amerikane për Ukrainën mbërriti me shpejtësi në frontin lindjes. “Mendoj se do të ndihmojë. Sa më shumë ‘lodra’ të rënda të kemi, aq më shpejt do të përfundojë lufta. Ky është momenti kur pajisjet e rënda dhe artileria përmbushin misionet.”

Paketa e ndihmës me vlerë 1.85 miliardë dollarë u njoftua pasi Presidenti VolodymyrZelenskiy iu drejtua Kongresit amerikan gjatë vizitës së tij të parë gjatë kohës së luftës. Zelensky u tha ligjvënësve amerikanë të mërkurën se ndihma për Ukrainën është një investim për demokracinë dhe sigurinë, jo bamirësi dhe kujtoi fitoren amerikane mbi nazistët. Zelensky, më herët u takua me Presidentin JoeBiden dhe kërkoi që mbështetja të vazhdojë në vitin 2023.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 50 miliardë dollarë ndihmë për Kievin, ndërsa konflikti më i madh në Europëqë nga viti 1945 po zgjatet, duke vrarë dhjetëra mijëra vetë, duke dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre dhe duke i kthyer qytetet në gërmadha. Të mërkurën, Uashingtoni u zotua zyrtarisht t’i japë Ukrainës raketa Patriot.

Raketat Patriot janë të afta, efikase dhe të shtrenjta. Shtëpia e Bardhë thotë se ato do të ndihmojë në mbrojtjen e ukrainasve kundër “sulmeve barbare të Rusisë ndaj infrastrukturës”. Rusia ndërkaq po reagon me nervozizëm ndaj lajmit për dërgimin e sistemit Patriot dhe gjithashtu kritikoi ashpër vizitën në Uashington të VolodymyrZelenskyt, duke akuzuar SHBA-në për një luftë indirekte kundër saj. Plot nervozizëm u shfaq edhe Putini.

 “Sa u përket Patriotëve, është një sistem mjaft i vjetër dhe nuk funksionon aq mirë sa sistemi rus S-300. Ata që po e bëjnë këtë duan vetëm të zgjasin konfliktin, kjo është e gjitha.”

Një ish-zëvendëskryeministër rus dhe një zyrtar pro-Moskës u plagosën kur forcat ukrainase bombarduan qytetin lindor të Donetsk-ut të mërkurën, thanë agjencitë ruse të lajmeve. Një nga të plagosurit është Dmitry Rogozin, ish-zëvendës kryeministër, tjetri Vitaly Khotsenko, kreu i qeverisë së Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut.

Të vendosur në pozitë të vështirë nga vizitat e Zelenskyt në front, nga pala ruse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi njësitë e ushtrisë në frontin lindor. Ministria nuk specifikoi kur u zhvillua vizita.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts