
Moska duhet të qëndrojë në garën për të eksploruar burimet në Hënë pavarësisht dështimit të fundit, ka deklaruar kreu i agjencisë ruse hapësinore Roscosmo.
Të shtunën, anija kozmike ruse Luna-25 doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në Hënë.
Pavarësisht dështimit, Yury Borisov, shefi i Roscosmos, tha se ishte në interesin kombëtar të Rusisë që vendi të mbetet i përkushtuar ndaj eksplorimit hënor.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me prestigjin e vendit dhe arritjen e disa qëllimeve gjeopolitike,” tha ai gjatë një interviste për televizionin shtetëror Rusi-24. “Kjo ka të bëjë me sigurimin e aftësive mbrojtëse dhe arritjen e sovranitetit teknologjik”, theksoi ai.
Problemet filluan për robotin rus teksa ai po përgatitej për uljen në Hënë. Misioni ishte i pari në sipërfaqen hënore në pothuajse 50 vjet për Rusinë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al