Rusia sërish me një rekord viktimash nga koronaviurusi

Rusia regjistroi më 11 tetor numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Task-forca për pandeminë tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh. Ishte kjo dita e gjashtë me radhë me mbi 900 vdekje nga koronaviursi.

Në total, Rusia ka humbur 218,345 persona nga sëmundja. Task-forca ruse tha se, më 11 tetor, ka konfirmuar edhe 28,190 raste të reja të të infektuarve.

Autoritetet ruse fajësojnë normat e ulëta të vaksinimit për situatën. Vetëm 29 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, tha javën e kaluar Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre e Rusisë, e cila mbikëqyr politikën shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *