
09:28 13/04/2022
Rusia ka thënë se SHBA-të po përhapin informacione të rreme mbi pretendimet se trupat ruse kanë ndërmarrë një sulm me armë kimike në Mariupol.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se po shqyrtojnë pretendimet se Rusia kishte përdorur armët e ndaluara në qytetin e rrethuar pasi Ned Price, si zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA, tha se SHBA ishte e shqetësuar se rusët mund t’i përdornin ato.
Në përgjigje, ambasada ruse e SHBA tha se ishte “dezinformim”, duke shtuar se pretendimet e z. Price nuk ishin të vërtetuara./tvklan.al