Rusia “shënjestron” me drone 5 rajone ukrainase

rusia shenjestron me drone 5 rajone ukrainase

12:40 31/01/2024

Zelensky përsërit thirrjet e tij që Ukraina të ketë një mburojë ajrore

Dronët rusë sërish shënjestruan 5 rajone në Ukrainë, në vazhdën e sulmeve intensive. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 14 nga 20 dronë të nisur nga Rusia që plagosi një person dhe dëmtoi ndërtesa tregtare. Forcat Ajrore thanë në një deklaratë se dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani dhe gjithashtu 3 raketa Iskander shënjestruan rajone të Ukrainës në jug dhe në lindje. Në rajonin lindor Donjeck u vra një civil dhe u plagos një tjetër nga bombardimet ruse mbi vendbanimet Mirnohrad.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjet e tij që Ukraina të ketë një “mburojë ajrore” të përshtatshme për të mbrojtur vendin e tij. “Ne duhet të sigurojmë kontrollin e Ukrainës mbi qiejt e saj, gjë që është gjithashtu kritike për të garantuar sigurinë në terren nga pozicionet e vijës së parë deri te spitalet dhe shkollat në pjesën e pasme”, u shpreh ai.

Zelensky u shpreh gjithashtu se Rusia ka hedhur 1.000 raketa dhe dronë në drejtim të Ukrainës që prej fillimit të këtij viti. Të njëjtin qëndrim shpreh sërish edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përpara një takimi me ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel ku pritet të diskutohen furnizimet.

“Ukraina ka nevojë për më shumë municion. Ka një çekuilibër të madh dhe ky boshllëk duhet të plotësohet. Dhe kjo është arsyeja pse ky Këshill do të marrë një vendim.”

Forcat ruse janë duke u përpjekur ta kapin Avdivkën për disa javë me rradhë. Bombardimet ruse në zonat civile e kanë shndërruar Avdivkën në rrënoja. Me më shumë ndihmë për Ukrainën të ngecur në Kongresin e SHBA-së, shefi i spiunazhit të SHBA-së, William Burns tha në një vlerësim të ri se do të ishte një gabim i vetëshkaktuar i përmasave historike që Shtetet e Bashkuara të largoheshin nga mbështetja e tyre për Kievin.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts