Rusia shënon rekord viktimash për shkak të Covid-19

19:10 02/11/2021

Që prej Marsit Çekia raporton një numër të madh të rasteve të reja me koronavirus

Covid -19 po gjunjëzon tashmë prej ditësh Evropën ku disa nga shtet më të goditura rëndë janë Britania e madhe, Rusia  dhe Turqia.

[embedded content][embedded content]

Universiteti i Johns Hopkins ka publikuar të dhënat totale të COVID-19  për çdo shtet në botë. Rusia ka raportuar 1,178 humbje jete numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi . Numri i mëparshëm rekord prej 1,161 humbje jetësh u regjistrua më 31 Tetor.

Për të frenuar përhapjen e  infektimeve presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar që nga 30 tetori deri më 7 Nëntor qytetarët rusë nuk do të punojnë. Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do të pezullojnë aktivitet e tyre. Vetëm farmacitë dhe supermarketet do të qëndrojnë të hapura.

Nëse Rusia ka shënuar një numër rekord viktimash në Ceki ka një numër rekord të rasteve pozitive me koronavirus. Që prej marsit Çeke ka raportuar 7,591 raste të reja me koronavirus. Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima.

Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë ambientet  e punës.

Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë që prej nisjes së pandemisë janë shënuar 185,497 raste pozitive me koronavirus dhe 2931 humbje jete.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *