Rusia shfaq fuqinë e saj ushtarake, feston 76-vjetorin e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore

Rusia ka shfaqur fuqinë e saj ushtarake me parada të mbajtura në mbarë vendin më 9 maj, për të shënuar 76-vjetorin e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin vëzhgoi nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, afro 200 makina ushtarake, ndërkaq, avionët dhe helikopterët kryen manovra në qiellin e kryeqytetit rus. Putin e shikoi këtë paradë me veteranët e luftës.

  • foto galeri

Që prej se ka ardhur në pushtet, dy dekada më parë, Putini edhe nga posti i presidentit, por edhe i kryeministrit, ka tentuar që të rikthejë simbolet e të kaluarës sovjetike dhe ruse, me qëllim që të rrisë patriotizmin.

Gjatë fjalimit të tij, Putin u zotua se Rusia do të mbrojë interesat e saja kombëtare dhe denoncoi rikthimin e “rusofobisë”. “Me vendosmëri ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare, që të sigurohemi se njerëzit tanë janë të sigurt”, tha Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *