Rusia shpall “non grata” kryeministrin britanik Boris Johnson

rusia shpall non grata kryeministrin britanik boris johnson
rusia shpall non grata kryeministrin britanik boris johnson

13:29 16/04/2022

Kryeministrit britanik Boris Johnson nuk do t’i lejohet pajisja me vizë për në Rusi, për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Britanisë së Madhe ndaj luftës në Ukrainë.

Përveç Johnson pjesë e listës janë edhe ministrja e Jashtme Liz Truss, ish-kryeministrja Theresa May  të cilat gjenden në mesin e 13 anëtarëve të qeverisë britanike dhe politikanëve që u ndalohet  hyrja në vend.

Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanërisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha Ministria  e Jashtme ruse në një deklaratë, duke paralajmëruar se së shpejti do të zgjerojë listën.

Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të Presidentit amerikan Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë. Një vendim i tillë vjen pas   sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë.

Sanksione janë vendosur ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin dhe familjen e tij, si dhe kompanitë ruse dhe oligarkët që shihen si të afërt me udhëheqjen e vendit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts