Rusia shton sulmet në Mariupol, reagon zv. kryeministrja ukrainase: Hakmarrje personale e Putinit, qytetarët refuzuan t’i dorëzohen tutelës ruse në 2014

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se sulmi në Mariupol është “inat personal” i Presidentit Vladimir Putinit, sepse nuk arriti të pushtonte qytetin në vitin 2014, në kohën kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

“Mendoj se Putini po bën hakmarrje personale ndaj popullit të Mariupolit, pas dështimit të tij për të marrë nën kontroll qytetin në vitin 2014. Është një dënim kolektiv për refuzimin e tyre ndaj tutelës ruse,” i tha ajo gazetës franceze Libération.

Vereshchuk tha se përpjekjet për të dërguar furnizime humanitare në qytetin juglindor vazhdojnë të dështojnë.

“Nëse Putini do ta donte, korridori humanitar i Mariupolit do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehoi njerëzit që mbetën pa shtëpi, xhaminë, kishat, asgjë nuk i ndalon”, tha Vereshchuk.

Të paktën 300,000 njerëz mendohet se janë ende të bllokuar brenda qytetit të rrethuar pa energji, ushqim dhe ujë mes bombardimeve intensive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.